Pse është kaq e rëndësishme vëmendja dhe përkujdesi për dhëmbët dhe
mishrat e dhëmbëve gjatë periudhës së shtatëzanisë?
Shtatëzania shkakton ndryshime të shumta hormonale, të cilat rrisin
rrezikun e zhvillimit të sëmundjes periodontale, e cila, nga ana
tjetër, mund të ndikojë në shëndetin e bebit në zhvillim. Më poshtë
janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të mbani një shëndet të mirë
oral para, gjatë dhe pas shtatzanisë.
Përpara shtatëzanisë
Mundohuni të rezervoni një vizite me dentistin tuaj përpara se të
planifikoni shtatëzaninë. Në këtë mënyrë, dhëmbët tuaj mund të
pastrohen në mënyrë profesionale, mishrat e dhembeve mund te
ekzaminohen me kujdes dhe çdo problem i shëndetit oral mund të
trajtohet akoma më mire nëse ekzaminohet si I tillë, para
shtatzanisë.
Kujdesi dentar gjatë shtatëzanisë
Tregojini dentistit tuaj (dhe mjekut) nëse jeni shtatzanë. Kujdesi
rutinë i dhëmbëve mund të bëhet në çdo kohë të shtatzënisë. Mund të
kryhet çdo procedurë urgjente, por sidoqoftë, të gjitha procedurat
dentare me zgjedhje duhet të shtyhen deri pas lindjes.
Para se të rezervoni viziten me stomatologun, konsultohuni me
gjinekologun tuaj për të parë nëse do t’ju informojë për ndonjë masë
paraprake / udhëzim të veçantë për ju. Tregojini dentistit tuaj
emrat dhe dozat e të gjitha ilaçeve që jeni duke marrë, duke
përfshirë medikamentet dhe vitaminat prenatale të përshkruara nga
mjeku juaj, si dhe njëkohësisht çdo këshillë specifike mjekësore që
ju ka dhënë mjeku juaj gjinekolog.
Stomatologu ne këtë rast mund të ketë nevojë të ndryshojë planin
tuaj të trajtimit dentar bazuar në këtë informacion.
Rrezet X të dhëmbëve tashmë mund të aplikohen edhe gjatë
shtatzanisë. Stomatologu juaj do të ketë ekstremisht shumë kujdes
për të mbrojtur ju dhe bebin tuaj, në mënyrë të veçante mos
ekspozimin e barkut dhe gjëndrave të tiroides. Avancimi i
teknologjisë tashmë e ka bërë përdorimin e Rrezeve X një proçes
akoma më të sigurt , se në dekadat e shkuara.
Mos e anashkaloni vizitën e kontrollit dentar thjesht sepse jeni
shtatëzanë.
Tani më shumë se çdo herë tjetër, ekzaminimet e rregullta janë të
rëndësishme sepse shtatëzania shkakton ndryshime hormonale që ju vë
në rrezik lart për sëmundje periodontale dhe për mishrat e butë që
kanë një gjakderdhje të lehtë, një gjendje kjo, e quajtur gingiviti
i shtatzënisë.
Kushtojini vëmendje të veçantë çdo ndryshimi në mishrat e dhëmbëve
gjatë shtatzënisë. Nëse ndjeshmëria, gjakderdhja ose ënjtja e
mishrave të dhëmbëve ndodh në çdo kohë gjatë shtatzënisë, flisni me
dentistin ose periodontistin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndiqni praktikat e mira të higjienës orale për të parandaluar dhe
zvogëluar problemet e shëndetit oral, të cilat përfshijnë larjen e
të paktën dy herëve në ditë, pastrimin me pe dentar një herë në ditë
dhe përdorimin e një shpëlarjeje antimikrobike të gojës.
Nëse stomatologu juaj rekomandon një pastrimi profesional, mos e
anashkaloni thjesht sepse jeni shtatzanë. Tani më shumë se kurrë,
pastrimet profesionale të dhëmbëve janë veçanërisht të rëndësishme.
Një sëmundje periodontale, e cila nuk arrin të përmirësohet mund të
ketë nevojë të trajtohet nga një profesionist dentar. Trajtimet mund
të përfshijnë antibiotikë, në varësi të avancimit, por konsulta
paralele me dentistin dhe gjinekologun nuk duhet anashkaluar ne
asnje rast.
Pas shtatëzanisë
Nëse keni pasur ndonjë problem me mishrat e dhëmbëve gjatë
shtatzënisë, vizitoni dentistin tuaj menjëherë pas lindjes për të
bërë një kontroll të plotë të shëndetit oral.
DO TË MËSOSH MË SHUMË?
Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë
pyetjeve qe mund te keni!